Rreth nesh
EdAura lindi nga dëshira për të sjellë një stil që ndërthur elegancën, feminitetin dhe rehatinë, duke i dhënë çdo vajze mundësinë të shprehet përmes veshjes.
Emri EdAura përfaqëson një pjesë të Edës, shijen dhe dashurinë e saj për të bukurën, të cilat dëshiron t'i ndajë me çdo vajzë që gjen veten në të njëjtën ndjesi për stilin dhe elegancën.
Në EdAura, nuk zgjedh thjesht çfarë të veshësh, por edhe mënyrën si dëshiron të ndihesh. Çdo detaj është menduar për të të sjellë më pranë stilit që të përfaqëson.